Punimet që po kryen një firmë private në Durrës janë bërë shkak që të dëmotohet rrjeti elektrik në qytet sidhe kabulli i linjës së internetit.

Policia thotë se janë referuar materialet në Prokurori për menaxherin e firmës, shtetasin J.M, vjeç 35, banues në Tiranë.

“Më datë 18.09.2017, në lagjen nr. 5, rruga “Dalip Tabaku”, një firmë private me menaxher shtetasin J.M., vjeç 35, banues në Tiranë, gjatë punimeve ka dëmtuar rrjetin elektrik dhe kabullin e internetit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim”, njofton policia.