Pas negociatave nga shërbimet e policisë, ka zbritur nga shtylla e tensionit 53-vjeçari nga Arapaj i Durrësit, që kërcënonte me vetëvrasje.

Ngjarja u regjistrua në rrugën dytësore përballë Drejtorisë së Patentave, në autostradën Tiranë-Durrës.

Mustafa Plaku hipi në shtyllë, në majë të të cilës kërkonte zgjidhje për një problem me pronën.

Sipas deklarimit të të shoqes, e cila ishte në vendngjarje, bashkëshorti i saj ka probleme me pronat.

Në lidhje me shtetasin Mustafa Plaku, 53 vjeç, i cili në Domje kishte hipur në shtyllë të tensionit të lartë, ju bëjmë me dije se: Shtetasi Mustafa Plaku, pas negociimeve nga shërbimet e policisë, zbriti nga shtylla e tensionit”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.