Një person kërcënon se do të hidhet nga shtylla e tensionit e lartë në Tiranë. Ngjarja është regjistruar në rrugën dytësore përballë Drejtorisë së Patentave, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe zjarrfikësja.

Sipas “BalkanWeb”, bëhet fjalë për shtetasin Fatbardh Plaku nga Durrësi, duke bërtitur kërcënon se do të hidhet, pasi thuhet se ka probleme me pronat.