Një 24-vjeçar shqiptar, u ekzekutua me armë më 15 shtator, jashtë një lokali nate në Monza të Italisë. Katër ditë pas ngjarjes, mediat italiane raportojnë se është kapur autori i ngjarjes.
Sipas mediave italiane, autori i dyshuar është vënë në pranga në Courmayeur në tentativë për t’u larguar nga Italia për në Francë. Vrasësi i 24-vjeçarit ka rezultuar të jetë një tjetër shqiptar, ai është 23 vjeç, rezident në Seregno dhe i padënuar më parë.
Karabinierët e Desios dhe Policia e Shtetit italiane ka mbërritur tek autori i dyshuar duke hetuar për një rrjet të mundshëm të shfrytëzimit prostitucioni. Arma e krimit nuk është gjetur ende, pasi vrasësi e ka hedhur në plehra.





