Një shqiptar është arrestuar në Arezzo të Italisë, pasi u kap me drogë në makinë. Teksa udhëtonte me automjetin e tij, ai u ndalua gjatë një kontrolli rutinë nga karabinierët.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga autoritetet italiane, u ndalua me një automjet të llojit Seat Altea ndërsa po hynte në autostradë.
Ai kishte krijuar një vend të posaçëm poshtë kroskotit të makinës për të fshehur kokainën.
35-vjeçarit, banues në San Guliano Terme, provincë e Pizës iu gjetën gjysëm kilogrami drogë si dhe 12 mijë euro cash, që dyshohet se i kishte fituar nga shpërndarja e drogës.
Shqiptari ndodhet në paraburgim në pritje të dënimit. Por policia italiane ka nisur hetimet se nga e merrte drogën shqiptari.





