Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi nga Rada e Durrësit ka ndodhur pak më parë.

Aksideti ka ndodhur rreth orës 15:45 , te kthesa e Manzës. Një mjet tip “Ford” me drejtues shtetasin D.F. është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin Sh.Gj. 60 vjeç, banues në Radë.

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë 60-vjeçari, drejtuesi i motorçikletës.

Sipas informacioneve paraprake që përcjell policia e Durrësit, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për t’u pyetur mbi rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.