Një makinë ka aksidentuar një të mitur në Tiranë afër urës së ish-Bllokut dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se makina ka xhiruar gomat dhe më pas ka përplasur të miturin i cili udhëtonte me biçikletë.

Sipas “Report tv”, automjeti tip “Mercedes Benz” e ka tërhequr të miturin rreth 30 metra dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Policia ka identifikuar autorin i cili është larguar drejt zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta”, në kryeqytet.