Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Fleros, në krahinën e Brescia në Itali.
Dy qen pitbull kanë sulmuar një foshnje 1-vjeçare me baba shqiptar dhe nënë italiane.
Mediat italiane raportojnë se në momentin e ngjarjes, foshnja ka qënë nën kujdesin e gjyshit, i cili nuk mundi ta shpetonte mbesën nga qentë e tërbuar. Vajza e vogël sapo kishte mësuar të ecte dhe ka dalë në oborrin e shtëpisë ku është sulmuar nga qentë.
Përpjekja e gjyshit të saj 63 vjeçar, i cili u dëmtua gjithashtu nga kafshimet, ishte e pasuksesshme, pasi vogëlushja vdiq nga lëndimet në kokë.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





