Mediat lokale në Greqi raportojnë se mëngjesin e djeshëm është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi shqiptar në plazhin e Myrsinit, një qytezë në Greqi.
Sipas mediave viktima është 58 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë me dije, ndërsa paraprakisht thuhet se në trupin e tij nuk ka shenja plage.
Dyshimet e para janë që viktima ka humbur jetën nga ataku kardiak, megjithatë shkaku i saktë do të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për të mësuar nëse 58-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e ndonjë personi tjetër në momentin që humbi jetën





