Në një njoftim për shtyp, policia e Durrësit bën me dije se Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin, Robert Hoxha 21 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 16.09.2017, rreth orës 06:40, në lagjen Nr. 14 Durrës, 21-vjeçari duke drejtuar mjetin tip Volsvagen, pa leje drejtimi aksidentuar shtetasin këmbësor S.K. 53 vjeç, banues në Durrës. Sipas policisë, shtetasi këmbësor pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Durrës u largua në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe" Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.





