Atëherë kur menduam se i mbyllëm dasmat VIP në Shqipëri dhe Kosovë, konfirmohet dhe një tjetër ceremoni martesore nga bota e Show-Bizzit.

Pas Turit dhe Orindës, Besit dhe Xhensilës, Getit dhe Marinës, listës do t’i shtohet vokalisti i NRG Band, Besnik Qaka.

Sipas RTV21 në Kosovë, këngëtari do t’i japë fund beqarisë në fund të muajit, me datë 30 shtator.

Dasma e çiftit të ri nga Peja do të mbahet në hotel “Dukagjini”, në Pejë, një muaj pasi shpallën fejesën e tyre.