Mediat italiane raportojnë se një 49-vjeçar shqiptar, ka qëlluar për vdekje me thikë ish-bashkëshorten.

Ngjarja ka ndodhurr pasditen e sotme në komunën Casale të Italisë, ku shtetasi Kujtim Hasana ka qëlluar për vdekje Elena Seprodi 48 vjeç, me origjinë rumune.

Karabinierët gjetën të shtrirë në tokë 48-vjeçaren të mbuluar nga gjaku dhe pranë trupit të saj qëndronte shqiptari Kujtim Hasana, i cili nuk u përpoq të arratisej.

Shqiptari dhe ish-bashkëshortja grindeshin shpesh në të kaluarën për çështje tradhtie dhe parash. Ishin fqinjët ata që njoftuan policinë për krimin e rëndë pasi dëgjuan britmat e gruas.