Një person nga fshati Arapaj në Durrës ka gjetur ditën e djeshme anës së rrugës një automatik dhe një çantë plot me fishekë.
Ngjarjen e ka denoncuar në polici shtetasi V.H., vjeç 66, banues në Arapaj, dhe pas mbërritjes në vendngjarje, uniformat blu sekuestruan automatikun dhe një çantë me 41 fishekë model 56, kalibër 7.62 mm.
Nuk dihet ende se si kanë përfunduar aty apo se për cilat arsye autori i ka braktisur anash rrugës.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.





