Ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj nënës së tij, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Ndërhyrja e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e dhunës, duke arrestuar në flagrancë dhunuesin, i cili rezulton edhe më parë i dënuar për dhunë në familje ndaj bashkëshortes.
Sipas policisë, shkaku i dhunës ishin lekët e pensionit për t’i prishur për konsum alkooli.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Mat, u arrestua në flagrancë Anton H., 51 vjeç, banues në Baz-Mat.
Arrestimi i tij u bë pasi, Policia ka marrë njoftim se shtetasja L.H., 75 vjeçe, në banesën e saj po dhunohej nga djali i saj, duke i shkaktuar dëmtime fizike në trup.
Policia ka arrestuar menjëherë shtetasin e lartpërmendur, si dhe i ka dhënë ndihmën e duhur shtetases së dhunuar.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ajo është larguar në banesë.





