Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një të moshuari italian dhe plagosjen e një shqiptari ka ndodhur dje pasdite në Itali.

Mjeti tip “Fiat Palio Station Wagon” drejtuar nga 53-vjeçari shqiptar me iniciale X.M., është përplasur me makinën “Hyundai Atos” të shtetasit italian Giovanni Errico, 88 vjeç, i cili ka vdekur në vend.

Përplasja e automjeteve ka ndodhur në kryqëzimin midis Roggerone-s dhe krahinës së Leçes-Frigole.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.