Jeremy Meeks ka thyer rrjetin me fotografinë e tij pas hekurave dhe mori titullin si krimineli më i bukur në botë, por duket se kaq ishte suksesi i tij.
Një tjetër kriminel që po pushton pasarelat e modës e ka lënë pas dhe quhet Mekhi Alante Lucky. Ai njihet me emrin ‘Prison Bae’ dhe u arrestua në 2016 për tejkalim të limitit të shpejtësisë në një automjet të vjedhur.
Fotografitë e tij u zbuluan nga një llogari në Twitter me emrin ‘Wake Mugshots’. Pavarësisht se është arrestuar disa herë për shkelje të ligjit, kjo nuk i ka penguar agjensitë e modelingut që ta bëjnë pjesë të stafit.
Momentalisht ai po merr pjesë në Javën e Modës në Nju Jork për Helmut Lang. Një nga tiparet që i dha më shumë rëndësi pamjes së tij, duke e bërë tejet të pëlqyeshëm janë sytë që kanë irise me ngjyra të ndryshme.