10 vite më parë, Thylane Blondeau u cilësua si vajza më e bukur në botë. Me fytyrën si ëngjëll, fotot e saj bënë bujë në internet kur ajo ishte vetëm 6-vjeç.
Sot Thylane është 16, dhe vazhdon të mbetet një vajzë mjaft e bukur. Tashmë e rritur ajo sërish ndjek rrugën e modelingut.
Bukuroshja franceze, punën e saj të parë si modele e ka realizaur në moshën 4-vjeçare. Madje, ka dalë në kopertinën e VOGUE për fëmijë si dhe është bërë pjesë e një sërë markash prestigjoze.
Fotot e saj u publikuan në rrjete sociale dhe njerëzit nuk nguruan ta etiketonin si vajzën më të bukur në botë, një titull që e ruan edhe sot, pasi tiparet e saj nuk kanë ndryshuar. Ajo ka një bukuri të thjeshtë si në fëmijëri.