“Stop”, programi popullor tashmë për publikun, ka rinisur me ndryshime. Siç ishte lajmëruar më herët, dy velinat që do të shoqërojnë Saimirin dhe Gentin nuk do të jenë më Alba dhe Ensa, dy balerinat e trupës së baletit në “Tv Klan”, por dy “kaptere” të reja të anijes së “Stop”-it, Alesia Bami dhe Onelda Shkjau.
Alesia njihet si një nga modelet më të bukura të Shqipërisë, ku e kemi parë shpesh të shfaqet në foto të ndryshme në evente të ndryshme krahë modeleve të tjera. Si gjithnjë provokuese, Alesia, kësaj radhe do të jetë edhe figura e velinës në emisionin më të ndjekur në Shqipëri. Ndërkohë që bukuroshja tjetër bionde, Onelda Shkjau, është një figurë e re për ekranin e medias, e cila promovohet për herë të parë nëpërmjet këtij formati televiziv.
Burime për “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare” kanë thënë se paga e këtyre dy bukurosheve është më se e majme. Velinat e emisionit që transmetohet çdo mbrëmje në Klan Tv paguhen jo më pak se 600 euro. Kjo shifër është më se mikluese për dy bukuroshet tona, por pse jo edhe për ato që kanë qenë para tyre në këtë emision.
Një shifër e tillë nuk mund të diskutohet në formatin konkurrent të “Stop”, siç është “Fiks Fare”, ku burimet thanë se pagesa arrin në 400 euro. Një diferencë shumë e madhe mund të themi ndërmjet të dyjave, arsye kjo që mund të ketë bërë të lëvizin edhe figurat kryesore të tij.