Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 5 personave ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “Serat e Mashkullorës”, në segmentin rrugor nacional Gjirokastër – Tepelenë.
Një makinë fuoristradë tip “Mitsubishi” me targa SR 8185 B, që drejtohej nga shtetasi A.A., doli nga rruga duke përfunduar në kanal.
Për pasojë, veç drejtuesit kanë mbetur të lënduar edhe personat që ndodheshin në automjet (Sh.A, V.A, K.A dhe F.P),banues në Sarandë, të cilët janë transportuar për në spitalin rajonal “Omer Nishani” , ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.





