Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Kavajës. Mësohet se në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, një mjet tip Benz u përplas me një motor, e për pasojë drejtuesi i motorit, 64-vjeçari N.S, ka ndërruar jetë.
Raportohet se pasagjere në motor ka qenë edhe bashkëshortja e 64-vjeçarit, e cila është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Drejtuesi i mjetit tip Benz, L.E, është arrestuar nga policia deri në verifikimin e rrethanave të ngjarjes.





