Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 37-vjeçari i cili ka përfunduar në lumë. Trupi i tij dhe makina me të cilën udhëtonte janë nxjerrë nga ujërat e lumit Drin në qytetin e Shkodrës.
Sipas policisë, trupi i pajetë i përket Sokol Kullës, banues në Ndrejaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër. Ai po udhëtonte nga Shkodra në drejtim të Lezhës mëngjesin e së martës kur ka humbur kontrollin e mjetit tek Ura e Bahçallekut dhe përfundoi në ujërat e lumit.
Po ashtu, polumbarët nxorën nga lumi edhe makinën tip “Fiat” me targa AA593FL.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të daljes nga rruga.





