Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një lokal në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur gjatë në orët e para të mëngjesit në lagjen “Aqif Pasha” në rrugën “Rinia.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihet se cilët janë autorët e ngjarjes, ndërsa policia ka marrë në pyetje pronarin e lokalit, i cili ka qenë ish-efektiv i Krimeve.
Policia thotë se lënda plasëse ishte vendosur në dy vende të ndryshme, ku një pjesë ka shpërhyer duke shkaktuar dëme materiale, kurse pjesa tjetër është çaktivizuar nga forcat e Njësisë Antieksploziv, në kohë reale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 200 gr lëndë plasëse e dyshuar tritol.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.





