Specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Mat, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale B.B, 17-vjeç, banues në Burrel.

17- vjeçari është konstatuar nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në vendin e quajtur "Rruga e gjimnazit", pa u paisur me leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme, neni 291 i Kodit Penal.