Një nëne e re ka humbur tragjikisht jetën këtë të hënë në qytetin e Vlorës.

Sipas njoftimit paraprak të policisë së Vlorës, thuhet se 28-vjeçarja me iniciale E.B. ka humbur jetën në maternitet, pasi ka lindur foshnjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi në spitalin rajonal të Vlorës, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta.

Aktualisht, grupi hetimor së bashku me ekspertët ligjore janë duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.