Autoritetet italiane kanë zbardhur emrat e tre shqiptarëve të arrestuar në Itali, të cilëve iu sekuestrua 4 ton kanabis, tre ditë më parë nga Guardia Di Finanzar.
Sasia e drogës u kap në jahtin e drejtuar nga Flamur Mema i cili është pronari i një peshkarexhe në Durrës. Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se shqiptarët e tjerë të arrestuar janë Erinaldo Mezhika dhe Elidon Vladi.
Në mjetin lundrues që drejtonte Mema, u kapën 4 tonë kanabis, ndërsa hetuesit dyshojnë se ajo mund të jetë transportuar në det të hapur me mjete lundruese si gomone apo skafe.
Autoritetet italiane publikuan edhe fotot e shqiptarëve 54 vjeç, 28-vjeç dhe 26 vjeç. Brenda jahtit të marrë me qira në Mal të Zi ishte ngarkuar plot 4 ton marijuanë që nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e 100 milionë eurove.





