Dhunohet mjekja nga një grua gjatë orarit të punës në Durrës.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Qendrën Shëndetësore në lagjen nr.4, ku është goditur mjekja me iniciale A.Sh., 28 vjeçe, banuese në Durrës.
Ka qenë shtetasja T.M., 36 vjeçe, banuese edhe kjo në Durrës, ajo që e ka goditur doktoreshën me sende të forta.
Sipas policisë, agravimi i situatës që e shtyu 36-vjeçaren të qëllonte mjeken me sende të forta, ka ndodhur për shkak të detyrës.
Çështja i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.





