Një i ri nga Burreli ka tentuar të vetëvritet gjatë mesditës së sotme nga kati i katërt i një pallati në Shkodër.

Ngjarja është regjistruar pranë “Bixhistenit”. Shkak është bërë mosmiratimi i dashurisë së të riut nga i ati me një vajzë të komunitetit rom në Shkodër.

Mësohet se 22-vjeçari Xh.B. ndodhej prej tre javësh në Shkodër dhe sot babai i tij kishte shkuar ta merrte të birin. Djali në shenjë kërcënimi ka hipur sipër pallatit duke thënë se do të hidhej.

Sakaq banorë të zonës thanë se djali kishte debatuar edhe me të dashurën e tij.

Fatmirësisht policia dhe autoambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke parandaluar në kohë të riun.

Aktualisht, 22-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat që e shtynë në këtë veprim.

Mësohet se veprimi i të riut është kryer në kushtet e tronditjes psikologjike. /Ora News/