Një efektiv i FNSH-së u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit, pasi aksidentoi rëndë një person që lëvizte me motor.
“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë, inspektor Riza Kenga, me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë”, njofton policia.
Arrestimi i efektivit të Policisë u bë pasi në datën 7 shtator, nën efektin e alkoolit, ai ka aksidentuar rëndë me makinë në fshatin Laknas shtetasin Q.D. 65 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak nën kujdesin mjekësor.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.





