Një konflikt i rëndë mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Durrës, rreth orës 14:15, në lagjen nr.17.

Pas një konflikti për motive të dobëta, Ilir Haku 44 vjeç, ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin A.Ll. 46 vjeç.

Të dy protagonistët e sherrit janë me banim në Durrës, ndërsa arsyet e konfliktit të rëndë që çoi deri në përdorimin e armëve të ftohta, sipas policisë, janë për motive të dobëta.

Pas ngjarjes, autori Ilir Haku u arrestua, ndërsa për të dëmtuarin raportohet se ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar në nenin 88/1 të Kodit Penal.