Skandal i madh në lidhje me me metadonin në Durrës, Ministria e Shëndetësisë merr organizimin e shpërndarjes së metadonit në rrethe dhe lë dy javë pa metadon përdoruesit.
Prej dy javësh, mungesa e metadonit ka bërë që mininimalisht 100 persona në Durrës t’i rikthehen heroinës. Këta persona deklaruan se në mungesë të parave për të blerë heroinën, do të kalojën në veprime të rënda: ata paralajmërojnë mësyrjen dhe vjedhjen e banesave dhe bizneseve në Durrës, për shkak se ndjehen të detyruar.
Ata thonë se qeveria duhet të marrë masa urgjente për shpërndarjen e metadonit sepse të rinjtë i janë rithyer sërish përdorimit të drogës.
Sipas tyre, kjo bëhet qëllimisht që metadoni të shitet nën dorë me çmime të larta ose të favorizohet shpërndarja e drogës në qytet.





