Dy vëllezër kanë hipur në tarracën e pallatit dhe kërcënojnë se do të vetëvriten në lagjen nr. 11 të qytetit të Durrësit.

Shkak është bërë kthimi i banesave të tyre tek ish-pronarët.

Përmbarimi i ka kërkuar dy familjeve që të dalin nga banesat dhe t’ua kthejnë ato ish-pronarëve.

Por këta banorë pretendojnë që dokumentacioni është fals dhe nxjerrja e tyre është e paligjshme.

Për këto arsye, dy vëllezërit Bejko kanë deklaruar se nëse do t’i nxjerrin jashtë shtëpisë do të vetëvriten duke u hedhur nga pallati.

Të dy ata ndodhen në tarracë siç duket edhe nga fotot, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e policisë.