Humbje e madhe per futbollin durrsak

Gazetari i njohur sportiv nga Durrësi, Bujar Qesja, njofton përmes një shkrimi të tij ndarjen nga jeta të një figure të njohur të futbollit durrsak, Teli Ciko.

Mësohet se Ciko është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Ai ishte një nga futbollistët e njohur të viteve 60-të dhe për shumë vite mbrojti portën e Lokomotivës së asaj kohe, duke fituar zemrat e sportdashësve të Durrësit

Shkrimi i Bujar Qesjas

TELI CIKO nuk jeton me
Duke ndjekur live ndeshjen e ekipit tone Shpresa, me homologen e saj te Islandes, disa miq te mi, me njoftojne krejt papritur nje lajm te dhimbshem dhe trondites: Teli Ciko dha fryme. Hej zot çfare po ndodh? Nga futbollistet e plejades se viteve 60-te, u fiken njeri pas tjetrit emra te medhenj te futbollit durrsak si Mustafa Saraçi, Muharrem Kadiu, Nazmi Maxhuni, Abdulla Duma dhe se fundi Niko Bespalla dhe Naim Dollaku. Teli yne largohet nga jeta ne moshen 79 vjeçare, duke lene ne pikellim jo vetem te afermit, por edhe ne miqte e vjeter, shoket e kohes se futbollit te cilet kane mbetur fare pak. I datelindjes 1938, Teli, ky gjirokastrit i embel, ky futbollist elegant dhe simpatik, do te fillonte te dominonte ne porten durrsake qe ne moshen 18 vjeçare. Ndonese grumbullohet ne vitin 1967 ne ekipin perfaqesues, krahas Mikel Jankut, te gjithe e dinin qe aktivizimi i tij do te ishte utopi, per shkak te biografise. Por regjimi i kohes, nuk mundi te lekunde simpatine e jashtezakonshme qe ruajti per te opinioni qytetar dhe futbolldashes i Durresit, ku Teli Ciko ul kembekryq me dinjitetin dhe personalietin e nje futbollisti te formuar dhe dukshem te talentuar. Ishim te vegjel, kur i shkonim nga mbrapa biçikletes se tij duke therritur me sa fuqi qe kishim: Teli, Teli! I paperseritshem eshte viti 1967, ku Teli Ciko ne Porten e Lokomotives, me trajner perfaqesuesin e shkolles italiane te futbollit Tom Gjiri, do te fitonin tete ndeshje rradhazi 1-0, duke mos pesuar asnje gol dhe duke synuar titullin kampionin vetem tre jave larg perfundimit te kampionatit. Sipas Mustafa Saraçit, formacioni i atij viti eshte nga me te miret ne historine e futbollit durrsak, me Abdulla Dumen, Nazmi Maxhunin, Mustafa Saraçin, Petraq Ikonomin, Orest Gramin, Nderim Hoxhen, Feti Golashin, Maksut Leshtenin, Muharrem Kadiu, Niko Bespalla dhe i famshmi i portes Teli Ciko. Per shkak te persekucionit te tmerrshem, po pergatitja nje dosier per Teli Cikon dhe e kishim lene te takoheshim keto dite. I thoja vetes disa here: Nxitoi Bujar, se nuk i dihet se çfare ndodh. Dhe kisha parasysh pikerisht kete qe ndodhi, ne kete buzembremje te 4 shtatorit 2017. Me bjen si bombe siç thuhet ne keto raste, lajmi i kobshem per vdekjen e Aristotel Cikos (Teli) Cikos, pa as me te voglin dyshim dhe ngurrim, porjeri numer nje i Durresit ne krejt historine e tij, pa lekundur famen e jashtezakonshme te Niko Dovanes. Dhe perkimet vijne shume çuditshem dhe surprizues: ne kohen kur vdes Niko Dovana, pak a shume, lind Teli Ciko. Dhe ne kohen kur ndahet nga jeta Naim Dollaku (22 qershor 2017), vdiq ai qe zevendesoi Teli Ciko. Ne nje ankete te organizuar nga gazeta Teuta Sport, ku une botoja, ne fund te viteve 2000 ne nje ankete lokale dhe kombetare qe organizova me 1000 anketues, nder to emra shume te njohur te futbollit shqiptar, per 11-shin hisotirk te futbollit durrsak pa dyshim u votua ne porte si me i miri nder kohera Teli Ciko. Vdekja e Teli Ciko me ligeshtoi pa mase. Vazhdoj te jem disi i shokuar edhe tani qe shkruaj keto rradhe te shpejta per te. Si nje autokritike per vonesen e dosierit te tij, le te vlejne keto rradhe dhimbje per te, per kete figure absolutisht madhore te futbollit durrsak dhe me gjere, per kete gardian te portes absolut per kohen (ne mesin e viteve 60-te). Me fal Teli i dashur! Sigurisht nje dite pas kesaj do te ulem edhe per ty miku im i shtrenjte dhe i paharruar, bukuria i Durresit tone, i madh dhe i famshmi, i urti dhe modesti, i lenuri ne harrese, legjanda dhe historia e futbollit durrsak TELI CIKO. Lot dhimbje per ty Teli. Kurre jo i harruar ne kujtesen time. Dhe jo vetem…. Lamtumire mjeshter, i madhi yne i perjetshem!