Në fundjavë, komisariatet e policisë së Durrësit, Shijakut dhe Krujës kanë qenë shumë të zënë duke dokumentuar rastet e shumta të dhunës në familje në vetëm 24 orët e fundit në qarkun e Durrësit.
Jo pak, por 7 raste dhune në familje janë regjistruar, nga të cilat vetëm në një rast dhunuesi është ndaluar, ndërkohë që në 6 rastet e tjera janë plotësuar kërkesat drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje.
Ajo që bie në sy është se viktima të dhunës janë jo vetëm bashkëshortet, por edhe prindërit, ndërkohë që ushtruesit e dhunës janë burrat, kunatat apo djemtë.
Njoftimi i policisë për rastet e dhunës
- Në vijim të komunikatës që bënë për ushtrim dhune në familje, më datë 02.09.2017, u ndalua shtetasi I.A, vjeç 37, banues në Koxhas. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
- Më datë 02.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.XH, vjeç 38,pasi dyshohet se bashkëshorti SH.XH, vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.
- Më datë 03.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.K, vjeç 46, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti A.K, vjeç 52, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.
- Më datë 03.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin M.ZH, vjeç 61 banues në Durrës pasi dyshohet se djali R.ZH, vjeç 31, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.
- Më datë 02.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen XH.XH, vjeç 28, banuese në Krujë, pasi dyshohet se kunata F.T, vjeç 40, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
- Më datë 02.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.S, vjeç 33, banuese në Shijak, pasi dyshohet se bashkëshorti, G.S, vjeç 48, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
- Më datë 02.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.T, vjeç 56, banuese në Shijak, pasi dyshohet se djali A.T, vjeç 23, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.





