Shirat e dendura të natës dhe paradites së te dielës në Durrës sollën boshatisjen e plazhit përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Vetëm disa pushues më të guximshëm kanë parapëlqyer të dalin në plazh, madje edhe të lahen në det, megjithëse ky i fundit ishte i trazuar.

Fotot që sjell DurrësLajm dëshmojnë shezlonet bosh dhe çadrat e mbyllura pasi mungojnë plazhistët.

Por vranësirat dhe reshjet pritet të largohen gjatë pasdites, për t’i lënë vendin kthjellimeve. 

K.H.