Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës në të gjithë vendin kanë shkaktuar probleme sidomos me qarkullimin e mjeteve. Raportohet se në Llogara, si pasojë e reshjeve të shiut ka patur rrëshqitje dheu.

Një masiv dheu ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në aksin Orikum-Llogara.

Mësohet se kalimi i mjeteve në rrugë po bëhet me vështirësi pranë fshatit Dukat.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur strukturat e policisë dhe ato të mirëmbajtjes së rrugëve dhe po punohet për normalizimin e situatës.