Adhuruesit e artit kanë edhe dy javë kohë për të provuar “Amerikën”, emri që i është vënë një wc-je prej ari, 18-karatëshe, e ekspozuar në muzeun Solomon Guggenheim të Nju Jorkut prej gati 1 vit.
Gjatë kësaj kohe, mbi 100 mijë persona kanë vizituar muzeun dhe kanë parë nga afër veprën e artistit italian Maurizio Cattelan, e vendosur në një hapësirë në katin e pestë të muzeut, që duket një tualet normal.
“Mendoj se shumë njerëz janë të gëzuar që hyjnë aty dhe kanë pak kohë për të bërë një selfie, apo gjithçka tjetër që zgjedhin të bëjnë”,tha Michael Zall, një prej drejtorëve të muzeut.
Në këndvështrimin e menaxherëve të Solomon Guggenheim, “Amerika” inkurajon ndërveprimin e afërt për artin dhe synon t’u kujtojë vizitorëve ndjenjën e tyre të përbashkët për arritjen e ëndrrës amerikane.
Por disa vizitorë janë të mendimit se vepra e Cattelan ishte diçka e tepruar, qoftë për artin ashtu edhe sa i takon ndikimit në shoqëri.“Quhet “Amerika”. Një emër ky ironik për pasurinë dhe marrëzinë në fushën e artit”, tha Avital Fryman.
Ndërsa të tjerë, që mbajtën radhë për të parë nga afër objektin luksoz, mbetën të habitur nga fakti se ai funksiononte shumë mirë. “Është padyshim tualeti i parë në ar që kam parë. Nuk dija ç’të prisja”, u shpreh Hayden Tobin. Ekspozita mbyllet më 15 shtator.
Një tualet prej floriri, por…
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Tre ditë para protestës, Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin
Gjenden mbetje njerëzore në Rahovec, dyshohet se mund t’iu përkasin viktimave të luftës në Kosovë
Lihen në fuqi masat e sigurisë për AKSHI-n, Erion Ismailit i ndalohet dalja jashtë





