Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mesditën e sotme tek rreth-rrotullimi i Rrogozhinës.
Sipas njoftimit të policisë, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ku mjeti me rimorkio me drejtues 35-vjeçarin me inicialet G.S, ka përplasur mjetin tip “Fiat Punto”, me drejtues M.Zh 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë 25-vjeçari.
Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.





