Jugu i vendit është lëkundur nga një tërmet në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Tërmeti ka rënë në orën 02:22 të mëngjesit të ditës së sotme dhe epiqendra e tij ka qenë në Frashtan të Gjirokastrës. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Gjirokastër dhe Sarandë.
Sipas të dhënave, tërmeti ka qenë i shkallës 2.8 Rihter.
Nuk janë shkaktuar dëme materiale.





