Rikthimi i Teutës në atdhe mund të shoqërohet me një rikthim në skuadër. Bëhet fjalë për Shpëtim Moçkën, vlonjati që dy sezonet e fundit i ka mbyllur me ekipin bregdetar. Portieri mund të bëhet sërish pjesë e “djemve të detit” dhe për një tjetër edicion. Lojtari është në bisedime me klubin durrsak dhe pritet t’i bashkohet skuadrës javën tjetër, madje burimet konfirmojnë se të hënën ai do të vihet nën urdhrat e Gugash Maganit.Moçka ishte në bisedime edhe me disa ekipe tjerë të Superiores, por duket se është joshur nga ideja e rikthimit në Durrës, aty ku e njeh më së miri ambientin. Ai është parë në Durrës ditën e martë, ndërsa mësohet se ka biseduar me drejtuesit e klubit për mbylljen e marrëveshjesh për një tjetër vit. Nuk ka informacione për detajet kontraktuale, por një gjë është e sigurt, që Moçka sezonin e ardhshëm do të jetë “blu”.
Shtatlarti vlonjat ka nevojë për stërvitje, pasi është një hap mbrapa kolegëve të tjerë. Por gjithsesi kjo pjesë është e rikuperueshme, pasi me datë 15 durrsakët zhvillojnë etapën e dytë të fazës në qytetin e Ohrit. Sakaq, pritet që të ketë dhe prezantime të lojtarëve që janë afruar gjatë ditëve të qëndrimit në Itali.Nuk janë pak, por tri blerjet që do të prezantohen te Teuta. Sakaq, sulmuesi i zyrtarizuar disa javë më parë te durrsakët, Haxhibuliç, ka shfaqur ulje-ngritje në 5 ndeshjet e zhvilluara. Ky fakt ka bërë që te Teuta të mendojnë për të gjetur një “bomber” kalibri.