Vazhdon fluksi i emigrantëve që kthehen në Shqipëri për të kaluar pushimet e gushtit.

Edhe sot në portin e Durrësit po punohet më intensitet të lartë, ndërsa mësohet se vetëm gjatë paradites nga tragetet kanë zbritur rreth 2000 pasagjerë që vijnë nga Italia.

Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual Durrës, mëngjesin e sotëm në portin më të madh në vend janë ankoruar dy tragete që vijnë nga Bari, ndërsa në orët në vijim pritet të mbërrijnë edhe 2 tragete të tjera nga Bari dhe një nga Ankona.

Mësohet se nga Durrësi drejt Barit do të nisen 4 tragete deri në përfundim të ditës së sotme, ndërsa vetëm një traget do të niset drejt portit të Ankonës. 

R.O.