Kombëtarja shqiptare e basketbollit pësoi edhe humbjen e dytë në paraeliminatoret e Botërorit 2019. Kuqezinjtë u dorëzuan në fushën e Holandës me rezultatin 91-77, në një ndeshje ku luajtën si të barabartë vetëm në gjysmën e lojës.Starti i sfidës ishte mjaft i mirë për ekipin e drejtuar nga Antonis Konstandinides, madje Shqipëria e mbylli në avantazh periodën e parë me rezultatin 26-24.Përballja vijoi e luftuar në periodën e dytë, që përfundoi me shifrat e barabarta 27-27, por gjithçka ndryshoi pas pushimit të lojës. Ekipi Holandës u shfaq më i freskët fizikisht dhe psikologjikisht, duke krijuar një avantazh të thellë dhe fitoi me 8 pikë diferencë periodën e tretë.
Fundi i lojës ishte jo i mirë për djemtë kuqezi, që realizuan vetëm 11 pikë, përballë 19 të kundërshtarëve. Gerti Shima ishte më i miri në parket me 23 pikë të realizuara, por paraqitja e tij nuk e ndihmoi Kombëtaren të evitonte disfatën.Ajo në Holandë ishte humbja e dytë e Shqipërisë në paraeliminatoret e Botërorit 2019 të basketbollit, pasi më parë kuqezinjtë ishin mposhtur në shtëpi nga Austria. Sfida e radhës do të luhet më 12 Gusht, pikërisht përballë austriakëve.