“Falemnderit të gjithë atyre që postuan dhe më dërguan këtë fotografi”.Kështu shkroi Marouane Fellaini pas ndeshjes së Superkupës së Europës mes Real Madrid dhe Manchester United. Mesfushori belg i “Djajve të Kuq” i referohej një fotoje gjatë ndeshjes ku vetë ai nuk kishte dalë aspak bukur dhe këtë fakt futbollisti e nënvizoi edhe më shumë duke e postuar në profilin e tij të Instagramit.
Brenda pak orësh, fotografia e fytyrës së shtrembëruar të Fellainit pasi pësoi një goditje me top u bë virale. Manchester United humbi 2-1 finalen e Superkupës së Europës ndaj Real Madrid dhe Fellaini u aktivizua në pjesën e dytë.