Siç është raportuar nga ”Globoesporte”, Neymar do të jetë i gatshëm për ta denoncuar Barcelonën në FIFA, për t’i kërkuar pagesën prim të 26 milionë eurove, çka është parashikuar sipas tij gjatë rinovimit të kontratës me katalanasit në tetor 2016. Kërkesa për Neymar mund të bëhet javën e ardhshme në Shtëpinë e Zgjidhjes së Konflikteve (CRD), organin vendimmarrës të FIFA-s që merret me këto detyra arbitrazhi.
Josep Vives, zëdhënës i bordit të Barcelonës, tha se klubi katalanas nuk do ta paguajë atë “premium” për Neymar pas largimit te PSG-ja: “Klubi nuk do ta paguajë këtë çmim për babain e Neymar Ka qenë tri kushte: që lojtari ta kishte negociuar largimin e tij nga klubi gjatë vitit paraprak, muajin e pagesës. Asokohe, ai deklaroi gatishmërinë e tij për të përmbushur kontratën dhe nuk do të paguajë premio para 1 shtatorit, për të siguruar se merkatoja u mbyll. Këto ishin kushtet e premios. Tani ne e dimë se nuk ka plotësuar asnjë nga këto tre kushte, ndaj nuk do të ketë premio e rinovimit. Në fakt, kontrolli ishte në zyrën noteriale, është mbajtur përsëri nga klubi.”