Tashme qe zia ka kaluar, sic e quajten periudhen post – Neymar fansat ironike te Barcelones, duket se blaugranat po i rikthehen jetes duke filluar me festen e titullit Gamper dhe me projektin e ri per sezonin 2017-2018. Sic raporton e perditshmja El mundo Deportivo, nje delegacion i katalanasve tashme ndodhet ne Angli, per te biseduar me drejtuesit e Liverpoolit transferimin e mundshem te Philipe Coutinhos ne Spanje. Me 13 gola te realizuar sezonin e shkuar ne Premier League, pavaresisht nje demtimi te pesuar, braziliani ploteson kriteret per te qene zevendesuesi ideal i Neymar tek katalanasit.
Pengessa e pare qe haset ne keto tratativa eshte pikerisht rezistenca qe duket se Liverpoooli dhe trajneri Jurgen Kloop do t’i bejne kesaj oferte, por deshira e lojtarit si dhe shifrat e larta qe shtrohen ne tavoline mund te zgjidhin gjithshka. Barcelona eshte gati te paguaje 120 milione euro per Cotinhon qe sic ka deklaruar, do te ishte i lumtur te luante ne Camp Nou, ndaj oret ne vijim mund te sjellin lajmin zyrtar te transferimit te tij.