Sipas një studimi nga “CIHEFE” (Qendra e Hulumtimeve, Historisë dhe Statistikave të Futbollit Spanjoll), Lionel Mesi është zgjedhur si lojtari më i mirë i historisë së La Ligës. “Pleshti” la pas ish-sulmuesin spanjoll të Real Madridit, Raul Gonzales i cili u rendit i dyti. Raul ka luajtur në La Liga për 16 vjet nga periudha 1994 deri në 2010 duke fituar shumë trofe të rëndësishëm.

Në vendin e tretë u rendit ish-lojtari i Barcelonës, Çezar Rodriguez i cili i përket brezit të artë të futbollistave të priudhës 1940-1960.Në bazë të vlerësimit të “CIHEFE”, Mesi mori 545 pikë, ndërsa Raul 528 pikë. Ra në sy mos përfshirja e Kristiano Ronaldos në listën e 10 më të mirëve, i cili mori vetëm 415 pikë.