Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Nijaz Lena, e ka mbyllur aventurën e tij njëvjeçare me kampionët e Shqipërisë, Kukësin. Ai ka vendosur të kthehet në Durrës, skuadra nga ku u largua në verën e shkuar.31-vjeçari ka arritur akordin me Teutën për të nënshkruar një kontratë dyvjeçare. Lajmin e konfirmon aksioneri i klubit durrsak Ardjan Bardhi.

Ndërkohë nuk dihet se si është zgjidhur marrëveshja e futbollistit me Kukësin, pasi kampionët e Superiores pretendojnë që mesfushori është nën kontratë edhe për një vit tjetër.