Sulmuesi brazilian Nejmar është prezantuar sot zyrtarisht para mediave si futbollisti më i ri i PSG-së.
Menjëherë pas zyrtarizmit, tifozët parisienë janë nisur drejt dyqaneve sportive për të siguruar fanellën e re të lojtarit më të shtrenjtë në botë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se shuma e arkëtuar nga shitjet e fanellave në ditën e sotme kanë qënë plot 10 milionë euro.
Një shifër rekord që është e destinuar të rritet në mënyrë të pashmangshme gjatë ditëve të ardhshme.
Një pjesë e të ardhurave nga këto shitje i kalojnë klubit francez ndërsa pjesa tjetër sponsorit.
Aq të shumta ishin kërkesat për të siguruar një fanellë të sulmuesit brazilian sa tifozëve iu duhej të qëndronin në radhë për orë të tëra.