Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët italianë pasi tentuan të vidhnin një banesë në jug të Italisë, raportojnë mediet lokale.
Me mbërritjen e karabinierëve, ata tentuan të arratiseshin nga papafingoja e banesës, por u kapën në tentativë.
Në pranga përfunduan të rinjtë shqiptarë Amarildo Vargu, 21 vjeç dhe Julian Koçi 24 vjeç.
Bashkëpunëtori i tretë, u kap nga forcat e armatosura, por meqë është minoren po ndiqet në gjendje të lirë. Shqiptarët kishin hyrë në Itali në 21 qershor 2017.
Atyre iu sekuestruan pajisje për shpërthimin e dyerve, dorashka, maska dhe ngjitës për të mobilizuar viktimat.





