Largimi i brazilianit Nejmar nga Barcelona drejt PSG-së për shumën rekord prej 222 milionë eurosh është padyshim çështja e momentit në gjithë botën e sportit.Nisja e një aventure të re nga ana e tij ende është e pabesueshme për shumë tifozë, sidomos të Barcelonës, por dyshimet për këtë i ka hedhur poshtë edhe vetë ylli i skuadrës katalanase, Lionel Mesi.
Me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram, argjentinasi është përshëndetur me ish-partnerin e tij në sulmin e Barcelonës.“Ishte një kënaqësi e madhe të ndaja gjithë këto vite me ty miku im. Të uroj shumë fat në këtë hap të ri të jetës tënde. Shihemi”, shkruan Mesi në përshkrimin që shoqëron një video me kujtime të të dyve gjatë viteve te Barcelona.