Një 9-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u përplas nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme, më 1 gusht, në rrugën Shkozet-Plepa.

Sipas informacioneve të policisë, mjeti tip “Peugeot” ka aksidentuar shtetasin e mitur 9-vjeçar, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit ia ka mbathur menjëherë pas aksidentit. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.